Çuçi "bën presion": I kemi votat për “Amnistinë”, por e tërhoqëm për respekt të konsensusit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, deklaroi se shtyrja e votimit të projektligjit për amnistinë lidhet vetëm me traditën e konsensusit.

Sipas Çuçit, në Kuvend janë 84 votat të cilat miratojnë pr/ligjin për amnistinë, nga e cila përfitojnë 700 të dënuar dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

“Ligji për amnistinë duhet të votohet me konsensus. Janë shqiptarë, janë njerëz të thjeshtë të cilët përfitojnë nga ky draft amnistie. Qendrimin e Bashës e kemi parë dhe votat, dhe janë solide. Do shohim çdo ndodhë në idetë në vijim. Sot e tërhoqëm amnistinë në respekt të traditës për ta votuar konsensus”, tha Çuçi.

“Pra, shtyrja e amnistisë vjen në respekt të këtij bashkëpunimi dhe traditës për ta votuar në konsensus të plotë dhe do të shohim në vijim qëndrimin e politikës. 84 votat për të votuar amnistinë janë gjithnjë në Kuvend”, nënvizoi Çuçi.

“Publiku e ka kuptuar se kush e ka seriozisht për ligjet dhe të mirën e qytetarëve shqiptarë. Shprehja më e qartë është dita e sotme. Në momentin kur ka një interes të madh për votimin, por që për shkak të interesave personale dhe luftës së tyre të brendshme politike me gjëra të vogla, që s’prodhojnë politikë, ata kanë qëndrimet e tyre, që përballë shqiptarëve do reflektojnë”, përfundoi Çuçi.

Çuçi "bën presion": I kemi votat për