Zhupa për “Zonat e mbrojtura”: Ligji i ministres së dështuar në shërbim të oligarkëve. Presidenti dhe Kushtetuesja…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 10:39
Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj pas përfundimit të seancës ka deklaruar se ligji që u miratua sot për “Zonat e Mbrojtura” është një ligj me porosi nga i cili do të përfitojnë oligarkë pranë kryeministrit Edi Rama.
Kjo seance ka nisur me një protestë të shoqërisë civile, ka shprehur kundërshtimin edhe në komisionet online. Sot kaloi një ligj shkatërrim i zonave të mbrotjura, ligj klientelist i bërë për oligarkë pranë Ramës. Ligji heq mbrojtjen e këtyre zonave dhe i bën sheshe ndërtimi.
Grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria.

