Përlotet aktori Mehdi Malkaj/ E nis fjalimin në protestë me vargjet e Naim Frashërit: Ta shporrim Ramën!

Aktori Mehdi Malkaj e ka nisur fjalimin e tij i përlotur duke recituar disa vargje të shkrimtarit Naim Frashëri.

Malkaj: Ju falenderoj të gjithëve. Kam një këresë të vogël për ju. Meqëse jemi mbrledhur të gjithë bashkë në këtë moment historic, kam vetëm një kërkesë për ju. Të këndojmë 4 vargjet e Naim Frashërit. “Ti Shqipëri më jep nder me jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”. Miq të dashur kam dëshirë të flas pak për këtë ditëzi sepse ne “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, sepse kemi nisur 24 kallëzime dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, qoftë edhe negative.

Por ama SPAK-u punon. Sepse miq të dashur kjo drejtësia e re është më e vjetër sesa e vjetra dhe kjo e vjetra më e re sesa e reja. Jam i lumtur që jam përball jush. T’ju tregoj një gjë të vogël në 2013 kur morën pushtetin hajdutët, Rama mbajti një fkjalim para PS ku thoshte se “nga ky moment jam kryshërbëtori juaj”. Mirëpo pasi kaluan disa muaj si ka mundësi që edhe kryeshërbëtar dhe të rrahesh pronarin. Ka ardhur momenti që ne kryeshërbëtorët ti japim një hu atij që të mos e gjej më rrugën e kryeministrisë. Rama nuk ikën duhet ta heqim. Duhet të thyej qafën. Nuk bëhet fare, faleminderit që erdhët. Shiko, nuk kemi kohë për t’u grindur. Duhet punuar fortë për ta bërë këtë Shqipëri sepse ndryshe jemi tralala. Rroftë Shqipëria!