GATI "LUFTA"/ Opozita zbret në shesh dhe i shkon poshtë zyrës, Rama "fluturon" në Turqi, çfarë thanë Noka dhe Bardhi për gazetarët
Opozita e bashkuar pritet të nisë pas pak minutash protestën kombëtarë para kryeministrisë.
Protesta e sotme përmban edhe një simbol të veçantë që sjell në kujtesë të shqiptarëve diktaturën e shkuar komuniste, me rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt të ’91.
Opozita shqiptare thotë se Shqipëria ndodhet në të njëtën situatë si 33 vite më parë, me autokracinë e vendosur në vend nga Edi Rama, si pasardhës i drejtpërdrejtë i nomenklaturës komuniste.
Forca të shumta policorë kanë blinduar kryeministrinë, në videot e sjella nga "Ora News" shihen qartë forca të shumta policie, forcat RENEA, Garda e Republikes.
FOTO-LAJMI
Fotoreporteri Felix Bilani sjell detajet e para nga pankartat dhe sloganet e protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Siç shihet në foto, një qytetar ka zgjedhur te vishtet i tëri me një "slogan' që nënkupton shpopullimin e frikshëm që po ndodh në Shqipëri dhe vrasjen e shpresës nga regjimi autokratik i Edi Ramës.
"Pi iki", "Shpresa ka vdekë...Edi Rama je gjarpër", shkruhet në veshjen e qytetarit.

DEKLARATAT E BARDHIT DHE NOKES

Ndërsa duhet pak më shumë se 1 orë nga orari zyrtar i nisjes së protestës së madhe qytetare tek kryeministrit, drejtuesit dhe deputetë e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu, për të diskutuar dhe rakorduar detajet e fundit të kësaj proteste madhështore.
Duke folur për media, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se, protesta do të jetë një revoltë qytetare.
"Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria", tha Flamur Noka për mediat.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se, në këtë protestë do të ketë një pjesëmarrje masive.
"Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhe që sigurisht do ti shikoni në shesh", tha Gazment Bardhi për gazetarët e shumtë në selinë blu.



