Vizita e Ramës në Turqi, Brahaj: Nuk ka qenë në axhendën diplomatike të dy vendeve, është bërë në ditët e fundit

Gazetari Sokol Brahaj në Turqi në një intervistë në Ora News foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi. Brahaj u shpreh se vizita e Ramës në Turqi nuk ka qenë në axhendën diplomatike të Turqisë dhe Shqipërisë në javët më përpara, por është futur në ditët e fundit

Brahaj: Ka edhe dy orë kohë që të filloj vizita.

Në orën 14:30 me orën turke pritet që të filloj takimi, ndërsa në orën 18:30 pritet që Rama dhe Erdogan të dalin në konferencë për media.

Deri më tani është takimi i parë i dy qeverive të nivelit të lartë.

Por në fakt kjo vizitë nuk ka qenë në axhendën diplomatike as të Tiranës as të Ankarasë në javët më përpara por është bërë në ditët e fundit sepse Erdogan ka pasur vizita shumë të rëndësishmë këto ditët e fundit, ku po ashtu priste edhe Putinin.