FOTOLAJM/ Edhe Argita Malltezi mes mijëra demokratësh në shesh para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 18:14
Ka nisur protesta kombëtare e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Mes mijëra protestuesve ka zbritur në shesh edhe Argita Malltezi, e cila vërehet duke u takuar me demokratët pjesëmarrës në protestë.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit është tjembushur nga qytetarë të shumtë të cilët duket se i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së opozitës për t'iu bashkuar në kauzat e saj.
