Protesta e opozitës, Shehu: Do ketë numër të madh protestuesish, Berisha do marrë pjesë

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një intervistë në Ora Neës foli për protestën e sotme të opozitës. Shehu u shpreh se në protestë do marrë pjesë edhe ish kryeministri Sali Berisha I cili është në arrest shtëpie, ndërsa tha se protesta do jetë mbarëpopullore.

Shehu: Mendoj se më shumë është një protestë jo vetëm e PD, por është një protestë e opinionit publik dhe jam i bindur se do ketë shumë më tepër se PD në kuptimin e militanvë e anëtarëve të saj.

Unë besoj se do jetë një protestë mbarë popullore. Një protestë që do i kundërvihet këtij regjimi.

Në tërësi do jetë një protestë e gjerë sepse realisht njerëzit kanë shumë për të protestuar.

Unë jam I bindur se do ketë një numër të madh protestuesish. Kjo do jetë një protestë e rëndësishme jo vetëm në aspektin numerik por edhe nga mesazhet që do japi.

Unë jam i bindur se Berisha do marrë pjesë në protestë. Berisha do jetë pjesë e asaj protestë. Sot ka shumë mënyra komunikimi.