Nis grumbullimi i mbështetësve te selia e PD-së, Bardhi: Do të jetë protestë masive dhe familjare me fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 16:18
Pak më shumë se një orë na ndan nga nisja e protestës së grupit opozitar, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Tashmë ka nisur grumbullimi i mbështetësve të Partisë Demokratike përpara selisë qendrore.
Nga ana e demokratëve, marshimi do të nisë nga selia, drejt e në bulevard.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi para protestës së opozitës, në një prononcim për gazetarët u shpreh se do të ketë pjesëmarrje masive sot.
Bardhi: "Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore dhe me fëmijë e familjarë. Mesazhet do t’i shihni në shesh".


