Opozita këndon Himnin e Flamurit në shesh, Boçi çel protestën: Kjo është revolta e të rinjve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 18:07
Nga Foltorja e protestës së opozitës, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh se ajo që i ka sjellë sot në shesh është revolta kundër Edi Ramës.
Boçi: Ajo që na ka sjellë sot është e sotmja dhe dëshira për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur këtu është i grushti i mbledhur i atij që kamxhikohet çdo ditë nga regjimi që të bëhet vasal. Është revolta e biznesit të vogël dhe të rinjve e të rejave, të cilat po i nxisin të largohen.
