PAMJET/ Protesta e opozitës, Kryeministria rrethohet me gardh metalik

Pas pak orësh do të mbahet në Tiranë protesta e opozitës ndërkohë që janë drejt fundit përgatitjet për një ngjarje të tillë.

Policia ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ku është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët.

PAMJET/ Protesta e opozitës, Kryeministria rrethohet me gardh metalik

Ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin krerët e opozitës.

I pranishëm sot në protestë nuk do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha pasi ndodhet nën masën e sigurisë Arrest Shtëpie, por pritet që ai t’u drejtohet qytetarëve me një video mesazh.