VIDEO/ Vizita në Turqi me ftesë të Erdogan, Rama mbërrin në aeroportin e Ankarasë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi, ku do zhvillojë një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit turk Erdogan.

Rama ka mbërritur në aeroportin e Ankarasë, ku është pritur nga zyrtarë të qverisë turke.

Rama dhe Erdogan do nënshkruajnë edhe disa marrëveshje.

Postimi i Ramës:

Turqi, Ankara - Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona