Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 16:30
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.