FOTO-ALBUMI I PROTESTËS/ Opozita në foltore, Sula hedh “euro” drejt ministrave, Paloka djeg Rregulloren. PS miraton draftet, Nikolla mbyll seancën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 10:29
Gjithçka duket se ka qenë e mirëmenduar nga ana e deputetit të PD-së, Dashnor Sula.
Ky i fundit pasi është veshur me një veshje të veçantë, plot simbolikë, teksa në Kuvend fliste Nikolla, hidhte ‘euro’ false shuk drejt foltores, për të ‘përshëndetur’ kështu ministrat.
Ndërka, protesta ka vijuar me deputetin tjetër demokrat, Edi Paloka i cili pas fjalimit në foltore, i vuri flakën Rregullores së Kuvendit.
Ndërkaq, mazhoranca vijoi me miratimin e projektligjeve të qeverisë, duke rrëzuar amendamentet e Lulzim Bashës.
Dhe pas miratimit të drafteve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mes bilbilave të opozitës njoftoi dhe mbylljen e seancës plenare.

