Rama, bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg: Dëshirë për të kontribuar për vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 15:03
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Luksemburg zhvilloi edhe një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg.
Rama u shpreh se ata janë bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin.
Rama vlerësoi pjesëmarrjen e tyre në takim. “Është e sigurtë që ju i përkisni një pjese shumë cilësore të bashkësisë shqiptare në emigracion dhe pa diskutim, duke pasur parasysh edhe sferat e veprimtarisë ekonomike të këtij vendi, jeni patjetër asete për këtë vend dhe s’ka sesi të mos jeni një aset i çmuar për vetë Shqipërinë”, theksoi Rama.
