''Kjo opozitë nuk do zgjedhje, por rrëmujë'', Çela: Nuk dimë si të veprojmë, nuk bëjmë dot amnistinë

Deputeti i PS-së, Bujar Çela në një intervistë në Ora News foli për kaosin që ka përfshirë parlamentin. Çela u shpreh se opozita e ka humbur rrugën dhe se nuk di si të gjejë skenarë të ndryshëm për të nxitur kaos politik.

Çela: Është një keqardhje e madhe kjo që po ndodh me opozitën.

Opozita tani e ka humbur rrugën dhe nuk di si të gjejë skenarë të ndryshëm për të nxitur kaos politik.

Ne pothuajse jemi në një siklet të madh, nuk dimë si të sillemi.

Ata thjesht duan kaos dhe rrëmujë.

Jemi me duar të lidhura, nuk dimë si të veprojmë sepse jemi përballë opinionit ndërkombëtar.

Ata kishin vënë sot një kalë troje, Dashnor Sulën dhe Edi Palokën si viktimat e radhës.

Ata janë të vendosur në rrugën e tyre siç kanë përçarë opozitën, duan të shkatërrojnë edhe qeverisjen.

Ne i kemi shtrirë të dy duart, një fakt të thjeshtë ne sot nuk bëjmë dot amistinë sepse nuk bëjmë dot numrat sepse kjo opozitë nuk është në shërbim të qytetarëve.

Kjo opozitë nuk do zgjedhje, duan rrëmujë.