VIDEO/ Opozita, “pritë” socialistëve, sulmohen me vezë Balla dhe Gjonçaj në oborrin e Kuvendit

Deputetët e opozitës edhe pas mbylljes së seancës plenare, i kanë bërë pritë përfaqësuesve të qeverisë dhe parlamentit në oborrin e Kuvendit.

Kjo pasi ministri Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Gnec Gjonçaj u goditën me vezë nga deputetë të opozitës.

VIDEO/ Opozita, “pritë” socialistëve, sulmohen me

PROTESTA NË SEANCË

Sa i përket protestës në seancën plenare, gjithçka dukej se ka qenë e mirëmenduar nga ana e deputetit të PD-së, Dashnor Sula.

Ky i fundit pasi është veshur me një veshje të veçantë, plot simbolikë, teksa në Kuvend fliste Nikolla, hidhte ‘euro’ false shuk drejt foltores, për të ‘përshëndetur’ kështu ministrat.

VIDEO/ Opozita, “pritë” socialistëve, sulmohen me

Ndërka, protesta ka vijuar me deputetin tjetër demokrat, Edi Paloka i cili pas fjalimit në foltore, i vuri flakën Rregullores së Kuvendit.

Ndërkaq, mazhoranca vijoi me miratimin e projektligjeve të qeverisë, duke rrëzuar amendamentet e Lulzim Bashës.

KUVENDI SOT