Në protestë me Berishën? Basha hedh dorashkën: Ftesa s’bëhet duke folur nga ballkoni i Papës, por të ulemi në tryezë

Sali Berisha ka thirrur më 20 shkurt një protestë, por ajo që është e sigurt është fakti që Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk do të marrin pjesë.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, duke thënë se qëllimi i asaj protestë nuk është rrëzimi i qeverisë, por për të treguar se kush është “opozita e vërtetë”, e nga ana tjetër hodhi sulme të ashpra në drejtim të Sali Berishës.

Basha: Nëse donte të bënte një protestë, kjo nuk bëhet duke folur nga ballkoni i Papës, kjo po bëhet duke u ulur bashkë, për ca do protestojmë, kush do të bashkohet, nuk e kanë bërë, po japin urdhrat nga kati i tetë. Çfarë qëndrimi do të kemi me njerëz që po luftojnë kundër nesh, që na thanë tradhtar, ti se ke mendjen në protestë, po ça llokmash të kapësh nga opozita, opozita e ka betejën me një pjesë të saj më shumë sesa me qeverinë. 

Ftesat e mia kanë qenë konstante, prej 9 shtatorit 2021, nuk jemi futur për shkak të qëllimeve të mia, por sesi i kanë interpretuar, nuk jam unë që po ndryshoj diçka, por shpresoj që ata që na kanë futur në këtë trajektore të vijnë një moment dhe të thonë ku po shkojmë.