Spiropali: Projektligjet u miratuan në shoqërinë e një skene nga cirku opozitar
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh sot se seanca e Kuvendit u zhvillua në shoqërinë e një skenë nga cirku opozitar, teksa rikujtoi pr/ligjet e miratuara sot.
“Sot, në shoqërinë e një skenë nga cirku opozitar miratuam në Kuvend: Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027;
Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027;
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore;
Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027;
Projektligjin për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019;
Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
Projektligjin për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë;
Projektligjin për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë;
Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për Prokurimin Publik”;
Dekretin nr.10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”;”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.


