“Konsensus” PS-PD në Kuvend, Çela: U kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit, por ata duan shkaqe
Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela në një intervistë me gazetaren e Ora News Katerina Hysenllari u shpreh se PS nuk e njeh Sali Berishën ashtu sikurse ndërkombëtarët.
Ai tha se mazhoranca e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për opozitën dhe ai vetë do të votojë kërkesën e tyre, por ata nuk kanë kërkesa, duan shkaqe.
Çela: Si do ta gjejmë dialogun me ata sepse Berishën nuk e njohim sepse nuk e njohin amerikanët dhe ndërkombëtarët. Bardhi pse vjen duke sharë, por të vijë të flasim. Gjuha e debatit është në parlament. Ne kemi kaluar online, si një e keqe e domosdoshme për të bërë detyrat tona.
Nuk ndjehemi as ne mirë që komunikojmë online, por kjo opozitë nuk na e mundëson. Ne jemi të përdhunuar dhe po përdhunohen votuesit e qytetarët. A kanë kërkuar që të falen ata që kanë vënë flakët. Ne e kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Edhe unë do ta votoj kërkesën e tyre, por ata nuk kanë kërkesa, duan shkaqe. Ata të Bashës nuk votuan as pro, as kundër.
