Kikia: Aksioni opozitës populist dhe i përgjithshëm, pushteti nuk ndryshon me protesta, por me votë

Në një intervistë për Ora News, analisti Mentor Kikia u shpreh se Opozita ka një agjendë që është kristalizuar tashmë prej afro 3 muajsh në këtë formë ekstreme duke bllokuar parlamentin.

Ai shtoi se ajo që nuk shkon në këtë rast është se ky aksion politik nuk ka një qëllim fiks, pasi është sa i përgjithshëm dhe po aq populist.

Kikia: Opozita ka një agjendë që është kristalizuar tashmë prej afro 3 muajsh në këtë formë ekstreme duke bllokuar parlamentin në vijimin e punës së tij edhe në komisione. Ajo që nuk shkon në këtë rast është se ky aksion politik nuk ka një qëllim fiks, pasi është sa i përgjithshëm dhe populist.

Opozita kërkon që të ndryshojë përbërjen dhe kryetarin e komisionit të reformës zgjedhore. Çështja e përbërjes së komisionit e shtyn çështjen edhe në raport me logon dhe vulën dhe se cila është partia demokratike reale. Ndryshimi i pushtetit nuk bëhet me protesta, por me vota.