Paloka sulmon Bashën dhe grupin e tij: Kukulla të Taulant Ballës, që ju thotë edhe kur të vini në parlament
Deputeti Edi Paloka, në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama, do të jetë ai i diktatorëve. Paloka sulmoi edhe Lulzim Bashën dhe grupin e tij të deputetëve.
"Kukulla të Taulant Ballës, që ju thotë edhe kur të vini në parlament", deklaroi Paloka.
"Në -91 isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim cbëhej në Tiranë.
Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.
Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë", u shpreh më tej nga foltorja e Kuvendit, ligjvënë si demokrat, Edi Paloka.


