E RËNDË NË BATHORE/ 35-vjeçarja përplaset për vdekje nga makina, shoqërohet shoferi 23-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 09:02

Rruga “Azem Hajdari”, Bathore
Policia Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
