Plagosje me armë zjarri në Durrës, 40-vjeçari transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 22:48
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

Zona ku ndodhi ngjarja