Kushtetuesja shfuqizoi pjesërisht ligjin për diplomat, Gjergji: Kuvendi të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 17:03
REAGIM I KRYETARES SE KOMISIONIT TE SHENDETESISE ZNJ. ZHENI GJERGJI
Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ligji për studentët e mjekësisë përmbante një sërë shkeljesh kushtetuese, duke i dhënë të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës.
Krenare që, së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuam kauzës së studentëve duke nënshkruar kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese.
Tani Kuvendi ka detyrimin që brenda tre muajve të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit në mënyrë që të garantojë plotësisht të drejtat kushtetuese të mjekëve të rinj shqiptar.
