Panairi Ndërkombëtar i Turizmit/ Rama në Madrid: U renditëm vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro po marrin pjesë në “FITUR” në Madrid, Panairin Ndërkombëtar të Turizmit.

Kreu i qeverisë theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria merr pjesë në këtë panair, duke marrë parasysh rritjen e konsiderueshme të numrit të turistëve vitin e kaluar.

“Është mjaft e rëndësishme që gjendemi këtu sepse kemi parë parë vitin e kaluar një rritje me rëndësi të turistëve spanjollë në Shqipëri. Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi për shpinën. Fizioterapisti më tha se dy ditë më parë, e dashura ime prenotoi që të vinte në Shqipëri me familjen e saj dhe mua, ndërkohë që tani unë po kujdesem për shpinën tuaj.

Kjo është diçka që do të kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vjet më parë kur Shqipëria ishte tejet e fshehur dhe tanimë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur vitin e kaluar. Shënuam Aeroportin e Tiranës me numrin më të lartë në Evropë, bazuar në statistikat, ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën, është një rezultat i mirë.”, u shpreh Rama.