Balla: “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për operacionin e Policisë së Shtetit “Sundimi i Ligjit”.

““Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë”, u shpreh Balla.

Ministri theksoi se, “armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit dhe grabitjeve”

Balla përgëzoi komisariatet e policisë 3 dhe 6 në Tiranë, Komisariatin e Policisë Fier, të Shijakut, të Malësisë së Madhe dhe atë të Kukësit për rezultatet gjatë 24 orëve të fundit.