Basha: Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave, do të kërkojmë alokimin e 5 mld lekëve si ndihmë ushtarake për Kosovën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë pasditen e kësaj të premteje në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës Basha tha ditën e hënë do të depozitojnë në Kuvend një amendament për buxhetin që u miratua për katër minuta, duke kërkuar rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

Sipas Bashës opozita duhet të bëjë diçka për Kosovës, dhe ky do të jetë hapi i parë.

Basha: Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në ballkan e në veçanti në Kosovë. Natyrisht Kosova dhe partnerët e saj i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo  vetëm me fjalë por edhe me mesazhe. Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare. Asgjë për interesin kombëtar. Duan ta mbajnë debatin me porta të vogla për interes të këtij që është në pushtet. Kjo është simptomë e një klase të shkëputur nga interesi kombëtar. Duan ta mbajnë të mbërthyer debatin për interesa persona të këtij që është në pushtet, që bën teatrin për zhvillimet pseudopolitike, e kam fjalën për zhvillimet që s’kanë lidhje me sigurinë e Kosovës.

Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024.

Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. Se kam fjalën për pajisje të vjetra të FA, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës. Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar. Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare.

Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike. Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, të vejë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë. Ndaj të hënën do depozitojë në Kuvend një amendament të megabuxhetit që u kalua për 4 minuta. dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.