Rama: Divjaka, një ndër zonat më me potencial në bujqësi, turizëm dhe ekonomi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim në Divjakë rreth projekteve për ta çuar përpara zhvillimin e një ndër zonave më me potencial në bujqësi, turizëm dhe ekonomi.

“Duke marrë parasysh disa elementë që mendoj unë janë bërë bashkë këtu, që nga fakti që përshembull, bashkia e Divjakës i bën vetë një sërë shërbimesh publike si pastrimin, tek fakti që kryetari i bashkisë vjen drejtpërdrejtë nga sektori i bujqësisë, por jo thjesht njëri prej shumë të tjerëve, por si njëri prej atyre që e kanë udhëhequr këtë zhvillim me punën dhe shembullin e tyre. pra ka një eksperiencë të gjerë, sepse njeh mirë prodhimin, njeh mirë grumbullimin, njeh mirë eksportin, njeh mirë dhe tregun ndërkombëtar.

“Tek fakti që kemi një moment shumë të rëndësishëm në përgjithësi të rritjes së interesit për Shqipërinë në aspektin turistik dhe ne kemi prej kohësh qëllimin që në plazhin e Divjakës të kemi një zhvillim, por ama zhvillim model për nga aseti i harmonizimit të nevojës për infrastrukturë akomoduese dhe nevojës për të ruajtur ekuilibrin e plotë me natyrën, me parkun që është mbrapa etj”, u shpreh Rama.