Reforma do të nisë me sherr, Bardhi dhe ''Rithemelimi'' e presin Komisionin Zgjedhor me protestë
Të premten mbështetësit e Gazmend Bardhit dhe Rithemelimi do të presin me protestë mbledhjen e parë të komisionit të reformës zgjedhore.
Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë thërritur rinisjen e diskutimeve në orën 11, ku do të tentojnë në diskutimin ballë për ballë vendosjen e piketave të ndryshimeve
Skenat e aksionit të opozitës do të zhvendosen të premten në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore.
I mbledhur për herë të parë pas më shumë se një viti e gjysmë, është lajmëruar të miratojë progamin e punës, por Gazmend Bardhi paralajmëron vijimin e aksionit, këtë radhë edhe ndaj përfaqësuesve të Bashës.
Reforma zgjedhore pritet të nisë diskutimin në orën 11 nën drejtimin e Damian Gjiknurit si përfaqësues i PS dhe Enkelejd Alibeaj i PD të dy bashkëkryetarë.
Ndërsa anëtarë nga opozita janë edhe Oerd Bylybashi, Dash Sula, Kreshnik Çollau, Petrit Vasili dhe Fatmir Mediu.
Ndërsa edhe pse e ka lënë mandatin e deputetes në listë është edhe emri i Grida Dumës e cila ende nuk është zëvendësuar. Gazmend Bardhi ka kërkuar ndryshimin e emrave.
Ndërsa edhe osbe ka zhvilluar takime me palët duke kërkuar reform gjithë përfshirëse
Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore:
1. Damian Gjiknuri bashkëkryetar (PS)
2. Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar (PD)
3. Blerina Gjylameti anëtare (PS)
4. Klotilda Bushka anëtare (PS)
5. Toni Gogu anëtar (PS)
6. Ermonela Felaj anëtare (PS)
7. Arben Pëllumbi anëtar (PS)
8. Blendi Klosi anëtar (PS)
9. Klevis Xhoxhi anëtar (PS)
10. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
11. Oerd Bylykbashi anëtar (PD)
12. Dashnor Sula anëtar (PD)
13. Grida Duma anëtare (PD)
14. Kreshnik Çollaku anëtar (PD)
15. Lindita Metaliaj anëtare (PD)
16. Fatmir Mediu anëtar (Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim)
17. Shpëtim Idrizi anëtar (Grupi Parlamentar Demokraci dhe Integrim)
18. Petrit Vasili anëtar (Deputet i pavarur)
