Çupi: Reagimi i Ramës për dekretin e sotëm të Presidentit konfirmon se ai është autori i vërtetë i tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 18:02
Për deputeten demokrate Dhurata Çupi reagimi i pak minutave më parë i kryeministrit Edi Rama për dekretimin nga presidenti Begaj të ligjit për komisionet hetimore tregon se ai është autori.
Çupi: Reagimi i Edi Ramës për dekretin e sotëm të Presidentit konfirmon se ai është autori i vërtetë i tij. Asnjë surprizë!
Begaj dekretoi ditën e sotme ligjin e mazhorancës për komisionet hetimore, ndërsa opozita; ka hedhur akuza ndaj kreut të shtetit se po i shërben Ramës.
