Vijojnë Komisionet online/ Deputetja e PS-së, Resulaj: Opozita po pamundëson mbledhjet fizikisht
Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj në një intervistë në Ora News foli për zhvillimin e Komisioneve Online. Resulaj u shpreh se në momentin që opozita pamundëson fizkisht kryerjen e aktivitetit normal të komisioneve, atëherë kjo të çon në imponimin e zhvillimit të mbledhjeve online.
Resulaj: Sigurisht që Online nuk është situata në të cilën do performonte në kapacitetin e vet një komision, aq më tepër komisioni i Ekonomisë. Komisioni i Ekonomisë është një komision që mblidhet edhe më shpesh.
Edhe për vetë situatën në të cilën ndodhemi, ndoshta kjo na ka bërë ne që ti japim një rëndësi të madhe përformanëc dhe paraqitjes në këto komisione.
Edhe sot ka pasur diskutime dhe debate njëjtë sikur aty të kemi pasur edhe opozitën.
Nuk e shoh që kjo e ka cënuar efikasitetin e Komisionit, por padiskutim që performon më mirë fizikisht ashtu si dhe duhet të jetë aktiviteti i komisionit me diskutime përballë edhe me opozitën.
Ky argument që Online do duhej të zhvillohej vetëm në kushte pandemie dhe në kushte lufte në fakt të dyja këto situata kanë një të përbashkët që është pamundësia fizike dhe në momentin që opozita e pamundëson fizikisht kryerjen e aktiviteti normal të komisionit kjo të çon në imponimin e zhvillimit të mbledheve online.
