''Kohë e mirë për të blerë një apartament'', Bogdani: Njerëzit që do bëjnë shitje prone, do paguajnë më pak taksa
Eksperti imobiliar, Alkert Bogdani në një intervistë në Ora Neës foli për udhëzimin e llogaritjes së cmimit të shitjes së pronave. Bogdani u shpreh se njerëzit që do bëjnë shitje prone do paguajnë më pak taksa.
Bogdani: Ky ndryshim i ri ka sjellë automatikisht që njerëzit do bëjnë një shitje prone të paguajnë më pak taksë.
Kjo është një gjë shumë e drejtë. Për të llogaritur cmimin e referencës së kësaj prone tani me këtë ndryshim ka ardhur që nëj person që ka një apartament me vlerë 100 mijë lek dhe ku cmimi i referencës është 10 mijë lek të reja ky cmim do llogaritet në një formë tjetër.
Pasi do bëhet edhe zbritja e 1% për këtë 14 vjecar diferencë.
Ka një kerkëse akoma shumë më të madhe për blerje apartamentesh. Ky lloj tregu është vetëm në rritje.
Mendoj se është një kohë e mirë për të gjithë ato që mendojnë për të blerë një aprtament.
