“Përshtatuni me teknologjinë”/ Sejko: Bankat duhet të marrin masa për digjitalizimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 13:44
Në Forumin me vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi masat e marra për të ulur inflacionin nga 8 për qind në periudhën e pandemisë në 3.8 për qind që është sot.
Duke folur për sfidat e kohës ai theksoi se bankat në Shqipëri do të duhet të marrin masat për t’u përshtatur me kohën dhe me ekonominë dixhitale.
Po ashtu ai shtoi se rritja e ekonomisë së vendit arriti në nivelin e 3.5 për qind.

