Porti i Durrësit, Sejdarasi: Ja pse u ndryshua sistemi i financimit që ishte deklaruar ndryshe në fillim

Ekspert i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës ku u shpreh se disa prej funksioneve themelore të portit të Durrësit do qëndrojnë.

Sejdarasi: Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e ndonjë porti.

Bëhet fjalë për portin e Durrësit i cili do të vazhdojë të jetë porti i Durrësit.

Disa prej funksioneve themelore të tij do qëndrojnë sic është pjesa që lidhet me transportin e udhëtarëve. Sic është pjesa me investimin e Alabaar dhe sic është pjesa e Porto e Romanos.

Isha kurioz të dija pse u ndryshua pikërisht sistemi i financimit që ishte deklaruar ndryshe.

Arsyeja ishte e thjeshtë në gjykimin tim, qeveria nuk mundi të priste realizimin e gjithë procedurave për financimin e projektit për shkak të një kërkese emergjente që kishte NATO, dhe së dyti duke parë që kishte suficit të ndjeshëm madje buxheti i kishte një pjesë të mirë të parave për pjesën e parë.