Borxhi bie nën 60%, qeveria parashikon shlyerjen e huasë së jashtme, rritje investimeve

Qeveria parashikon që borxhi të bjerë nën parashikimin e 60 përqind të prodhimit  të brendshëm bruto. Paralelisht me shlyerjen e huasë do të vijohet me rritjen e investime si dhe me realizimin e projekteve

Ne 2024 niveli i borxhit i Shqipërisë pritet të zbresë 59 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Shifrat janë pasqyruar në planit vjetor të huamarrjes të publikuar prej Ministrisë së Financave.

Në strategji synohet që ti jepen më shumë peshë huasë së brendshme duke ruajtur nivelin sa i përket tregjeve të huaja.

Borxhi i brendshëm për vitin 2024 pritet të kapë vlerën e 50 miliardë lekëve, shume kjo me e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Bonot e thesarit, obligacionet dhe titujt qeveritarë do të shërbejnë për uljen e riskut të rifinancimit.

Disbursimi i huave për financimin e projekteve prioritare të qeverisë kryesisht për projektet e BERZh, BB dhe financuesve të tjerë të rëndësishëm do të jenë rrugët e sigurimit të parasë.

Sipas raportit ne total huamarrja e huaj gjatë 2024 është projektuar në masën e 36.6 miliardë lekë.
Ndërkohë shuma prej 60 milion euro është parashikuar një mbështetje buxhetore për zhvillimin e gjelbërt të Shqipërisë.

Megjithatë në dokumentin shoqërues shtohet se nuk përjashtohet mundësia që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të ndryshojë frekuencën apo shumen e emetimeve kjo edhe për shkak të pasigurive në tregun e huaj.