"Agron Malaj, skemë korrupsioni dhe pastrim parash, hotele me 5 yje në Durrës dhe Dhërmi me para korrupsioni"

Pas disa hetimeve të fundit, SPAK ka rënë në gjurmët e disa aferave financiare Agron Malajt, kryetar i Bashkisë Mat, praktikisht beu i Matit, por nuk dihet nëse SPAK ka arritur deri tek dy hotele luksoze që Malaj ka ngritur me paratë e zeza të korrupsionit.

Agron Malaj, Safet Gjici dhe Erzen Breçani, kanë monopolin e tenderave korruptivë dhe klientelistë në fushën e sigurisë fizike në Shqipëri.

Tre kompanitë GLOBAL SECURITY, EUROGJICI-SECURITY dhe BREÇANI - R.O.S.P, i kanë kaluar në emrat e vëllezërve Fatos Malaj, Lavdrim Gjici dhe Fatbardh Breçani.

Në disa raste, Gjici dhe Malaj i kanë dhënë tenderë njëri-tjetrit, duke ndarë më pas paratë dhe investuar në pasuri të paluajtshme.

Agron Malaj, Safet Gjici dhe Erzen Breçani, në shumicën e tenderave të mëdhenj hyjnë bashkë.

Deri më tani treshja kanë marrë mbi 150 milionë euro tenderë klientelistë dhe korruptivë, me pazar në tavolinë dhe me oferta gati sa fondi limit, ndonëse Gjici dhe Breçani janë në burg për punë të tjera.

Me paratë e korrupsionit me tenderë, Agron Malaj ka ngritur hotelin më luksoz në Dhërmi, një investim miliona euro.

Bëhet fjalë për hotelin luksoz La Brisa, të cilin Agron Malaj e ka kamufluar në emrin e të vëllait Fatos Malaj.

SPAK po heton disa afera korruptive të beut të Matit, Agron Malaj, i cili nga qitës me pagesë i Sali Berishës kundër socialistëve në 21 Janar 2011, Rilindja e bëri njeriun më të pasur të Matit, duke vjedhur pasuritë dhe paratë publike.

Nuk dihet nëse SPAK ka arritur deri tek hotel La Brisa në Dhërmi.

Ky hotel duhet të sekuestrohet me disa pyetje të thjeshta:

Si u sigurua prona? Kush dhe si e dha lejen? Sa miliona euro kushton hoteli? Cili është burimi i parave? Janë para të ligjshme, për të cilat janë paguar taksa apo janë para korrupsioni?

SPAK dhe BKH duhet të veprojnë shpejt para se hoteli mund të tjetërsohet dhe paratë të fluturojnë në offshore.

“Pamfleti” ka evidenca konkrete për një skemë të frikshme korrupsioni.

Nga viti 2016 deri në vitin 2020, janë miliona euro tw kaluara pwr Agron Malajn, përmes tenderëve klientelistë, të fituara nga kompania GLOBAL SECURITY, të cilën Agron Malaj e ka kaluar me letra në emrin e vëllait të tij, Fatos Malaj.

/ Marrë me shkurtime nga "Pamfleti"

"Agron Malaj, skemë korrupsioni dhe pastrim parash, hotele me 5 yje