Preçi: Nuk kam parë në asnjë dokument në 20 vitet e fundit që të parashikohet ndërtimi i një porti të ri

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u shpreh se në 20 vitet e fundit nuk ka parë asnjë dokument që të parashikohet ndërtimi i një porti të ri.

Preçi: Ajo cfarë mund të thuhet është se qeverisja në thelb karakterizohet nga vizioni nga instrumenti legal dhe nga faturat financiare.

Vizioni, unë nuk kam parë në asnjë dokument në 20 vitet e fundit që të parashikohet ndërtimi i një porti ri.  

Sepse ndërtimi i një porti të ri buron nga nevojat e tregut.

Me vizion jemi jashtë.

Kemi një skemë të ngjashme më Rindërtimin.

Ashtu sic është sot është vend ankorimi dhe i kryen funksionet.