Porti i ri i Durrësit, Soko: Nuk kanë nisur ende punimet, projekti i Marinës duhet të kishte nisur në janar të 2023-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2024, 21:42
Ekonomisti, Pano Soko ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u shpreh se sipas kontratës projekti i Marinës duhet të kishte nisur dhe se në gusht të 2023 kontrata përcaktonte se duhet të ishin dorëzuar blloku i parë i apartamenteve.
Soko: Unë kam frikën e projektit. Projekti i Marinës sipas kontratës duhet të kishte nisur në janar të 2023.
Në gusht të 2023 kontrata përcakton se duhet të ishte dorëzuar blloku i parë i apartamenteve.
Por aty nuk kanë nisur ende punimet.
Fakti është që aty nuk punon njeri dhe në krahun tjetër janë marrë lekët.
Janë marrë lekët për gati 3 mijë apartamente.
