Preçi: Profesionet e lira nuk kanë asnjë arsye që të jenë të përjashtuara nga tatimi

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi në një intervistë në Ora News foli për ndryshimin e sistemit të taksave. Preçi u shpreh se profesionet e lira nuk kanë arsye të përjashtohen nga tatimet.  

Preçi: Nga njëra anë të gjithë ata që janë në marrëdhenie punë që sigurojnë të ardhura mund dhe duhet të jenë subjekt i tatimit.

Në këtë kuptim nuk ka arsye që të ketë përjashtime dhe për fat të keq, Shqipëria ka shumë përjashtime që lidhen kryesisht me biznese sic janë lojërat e fatit, investime strategjike etj.

Në thelb këto përjashtime janë kanal e për evasion dhe ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i FMN dhe agjencitë monituruese.

Dhe në këtë kuptim profesionet e lira nuk kanë asnjë arsye të jenë të përjashtuara.

Nga ana tjetër, deklarimi online rrezikohet pikërisht nga kthimi tek koncepti i shpenzimeve të zbritshme.