OSBE apel Kuvendit: Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik

Prezenca e OSBE në Shqipëri, i ka uruar suksese Kuvendit në nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Me një shënim në platformën “X”, OSBE thotë se presin ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme.

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Pak më parë, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i janë drejtuar me një letër, prezencës së OSBE në Shqipëri, për Reformën Zgjedhore.

Ata kanë firmosur letrën ku i kërkojnë OSBE/ ODHIR për të dërguar ekspertët e saj.