Arben Ahmetaj në arrati, Plarent Ndreca i merr mandatin e deputetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2024, 11:26
Plarent Ndreca ka marrë sot mandatin e deputetit, duke zënë kështu vendin e Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati.
Ndreca do të përfaqësojë PS në Kuvend, ndërkohë që do të duhet të respektohen dhe procedurat siç e përcakton ligji, deri në betimin e tij.
Kujtojmë se sot Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, duke ia lënë vendin kështu Ndrecës, sipas listës emërore të PS për zgjedhjet parlamentare të 2021-it.
