Basha: Jemi pro komisioneve hetimore dhe kundër nismës së PS-së, tymueset dëmtojnë opozitën
Në një konferencë për mediet, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ai është kundër ndryshimit të ligjit për komisionet hetimore nga mazhoranca.
Ai shtoi se tymueset nuk japin rezultat, vetëm e dëmtojnë opozitën, duke theksuar se do të ketë bashkëpunim me opinionin publik dhe ndërkombëtarët, sigurisht edhe duke përfshirë gjykatat.
Basha: Jemi kundër ndryshimit të ligjit për komisionet hetimore sepse dëmton një nga pjesët më të rëndësishme të parlamentarizmit që është përgjegjësia. Jemi kundër ndryshimit të ligjit. Ne kemi propozuar komisione hetimore për IPAR dhe investimet strategjike. Jam investuar personalisht për komisionin e inceneratorit dhe ku ata që hedhin akuza nuk e kanë votuar. Dihet që ky komision hapi rrugë dhe dha indicie për SPAK-un. Sigurisht që jemi pro këtyre komisioneve hetimore.
Pse mendoni se e donin socialistët komisionin për inceneratorët, sigurisht që nuk e donin, por erdhi si pasojë e këmbënguljen tonë me SHBA-të. Erdhi si presion i SHBA-ve ndaj socialistëve. Nëse ka një qëllim që do të arritët për interesin e shqiptarëve, duhet të jetë rrugën. Tymueset nuk japin rezultat, vetëm e dëmtojnë opozitën. Do të kemi një bashkëpunim me opinionin publik dhe ndërkombëtarët, sigurisht edhe duke përfshirë gjykatat.
