Vula dhe logo/ Basha i qartë: Gjykata e Tiranës dhe KQZ e vërteton se unë jam kryetari i PD-së

Në një konferencë për mediet, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se vetë gjykata e Tiranës dhe KQZ-ja e vërteton se ai është kryetari i PD-së.

Ai shtoi se ai është kryetar, pasi e thotë gjykata, KQZ-ja dhe institucionet ndërkombëtare dhe është zgjedhor me një anëtar një votë me 29 korrik.

Basha: Vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën tonë. Gjykata i dha fund një pjesë të vërdallosjes në gjykata dhe të përfundojë gjykimi i plotë nga gjykata. Vetë gjykata e Tiranës e vërteton se unë jam kryetari i PD-së.

Nuk e kam thënë unë që jam kryetar, por e thotë gjykata, KQZ-ja dhe institucionet ndërkombëtare jam zgjedhor me një anëtar një votë me 29 korrik.