Tabaku: Nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa konsensus me opozitën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sqaruar arsyen se pse ishte e pranishme sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, si e vetmja përfaqësuese e opozitës.

Tabaku është shprehur se marrja pjesë në Konferencën e Kryetarëve ishte si pasojë e një dakordësie të gjerë me grupin parlamentar të PD.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve  është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. Marrja pjesë lidhej me dy elementë. Opozita ka qenë pjesë aktive për procesin e integrimit. Nëse ka pasur një rol pozitiv që ka luajtur opozita, është fakti se ne nuk bëhemi kurrë pengesë. E gjithë pjesa e planit të punës, është ajo që po debaton opozita, siç është reforma elektorale. Nuk mund të pres normalitet kur në Kuvend ka 3 muaj që bëhet debat. Në emër dhe të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE.

Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK. Nuk di që votat shiten dhe blihen, apo t’i fal dikush. Opozita është kjo që është dhe duhet që reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë një njollë siç ishin zgjedhjet e 2021-it, të vazhdojnë.”