Ndryshim ligjesh për investimet strategjike/ Kumbaro: Duhet t’i përgjigjemi fluksit të madh të turizmit

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë, foli për detaje për miratimin e një ligji, i cili synon të jetë një paketë e unifikuar në gjithë vendin.

Ajo shtoi se fluksi i turizmit ka bërë që Shqipëria të shpejtojë për t’iu përgjigjur sfidave.

“Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, të dhënat janë se do jetë deri në 2030, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja ku duhet ta pranojmë edhe sektori privat ka ecur më shpejt më mirë dhe me ritëm më pozitiv. Edhe vizioni i qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti në sektorin e turizmit nuk ishte ky që kemi sot. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit në sektorin privat, kërkesat e reja që vijnë nga konsumatori, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Është një mekanizëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se sa oferta.

Garantojmë konkurencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet. Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Nga ana tjetër japim disa nxitje në ligjin e ri për zhvillim të qëndrueshëm gjithëvjetor, me oferta. Fusim disa dispozita që japin një rëndësi më të madhe statistikave në turizëm. Ky draft ka muja që punohet, është diskutuar në shumë tryeza dhe po ecën paralalilsht me dy nisma të tjera, si strategjia kombetarë e turizmit 2024-2030, e cila do mbyllet brenda pranverës së këtij viti.

Kur shikojmë sot që flitet për 17 hotele që janë ndërtuar ose janë në fazë ndërtimi me katër ose pesë yje, kemi një realitet krejt të ri sa i përket investimeve strategjike. Në kontekstin kur ne flisnin për 10 milionë turistë në 2030, kjo flet për një treg që nuk ishte parashikuar dhjetë vjet më parë kur ligjet ishin planifikuar, ligjet përmirësohen dhe amendohen. Në tregun e organizuar që kemi dhe që duhet t’i përgjigjemi viti 2030. Duhet të kemi paketë ligjore të unifikuar dhe s’ka nevojë të jetë e copëzuar”, tha Kumbaro.