Kulluri i përgjigjet Nokës: Ju jeni arsyeja e përçarjes, doni të jeni “partizanët” e Ramës
Edvin Kulluri i është përgjigjur deklaratave të Flamur Nokës i cili sot në një konferencë tha se nuk do të ketë bashkim me Bashën dhe alibeajn.
Kulluri shkruan se rithemelimi kërkon bashkim ndërkohë që janë shkaku i përçarjes në parti, duke shtuar se duhet të mbajnë qëndrime të qartë për non gratën.
Kulluri: Nisur nga deklarata e sotme e përfaqësuesve te Foltores, demokratet dhe opinioni publik duhet te dijne se : 1) Keta qe sot pretendojnë bashkim te opozites jane shkaku i percarjes se saj; 2) Loja me perplasje ne Kuvend per te penguar reformen zgjedhore shkon kunder interesit publik per nje parlament te qytetareve dhe jo kryetareve;
3) Cdo perpjekje e Foltores per te qene “partizanet” e Rames eshte e deshtuar, pasi populli opozitar nuk ka nevoje per hallexhinj por per drejtues moral te opozitarizmit. 4) E vetmja rruge qe kane “opozitaret e rrugicave” per te bashkepunuar me Partine Demokratike, eshte qe te mbajne qendrim te qarte per personat e shpallur Non-Grata, duke u ndare perfundimisht nga ta. Kjo kerkon njerez te lire dhe me dinjitet.
