ZYRTARE!/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, në karrigen e Arben Ahmetajt do të ulet Plarent Ndreca

Drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, e cila garoi për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në listën për deputete të PS-së ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit pas largimit të Arben Ahmetajt si deputet i PS-së në Tiranë.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici thekson se refuzimi ka të bëjë me vijimin e detyrës së saj në Kadastër.

ZYRTARE!/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, në karrigen e Arben

“Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror”, shkruhet ndër të tjera në shkresë.

ZYRTARE!/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, në karrigen e Arben

Në vend të Arben Ahmetajt, në parlament do të ulet Plarent Ndrecaj. Dallëndryshe Bici, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt ka refuzuar që të marrë mandatin, e për pasojë i hapet rruga juristit Ndrecaj, që renditej i treti në listë.

Ndryshe nga Dallëndyshe Bici, Plarent Ndreca mesohet se nuk do ta refuzojë mandatin e deputetit.

"Nëse KQZ do më njoftoj pa asnjë dyshim dhe mjaft i nderuar do e pranoja, patjetër", është shprehur Ndreca për "Ora News" i kontaktuar nga gazetarja Mola Luku.

ZYRTARE!/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, në karrigen e Arben

Që prej 6 janarit, Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë në arrati prej gati gjashtë muajsh, për aferën e Inceneratorëve.