Açka i “ankohet” Nikollës: S’më keni njoftuar se sot kishte konferencë kryetarëve, e papranueshme

Deputetja demokrate Flutura Açka shkruan në Facebook se nuk është lajmëruar në asnjë formë sot se ka pasur konferencë kryetarësh në Kuvend.

Açka: Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve.

Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni një batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitarë dhe SI bashkëpunon Edi Rama.

Ndërkohë Kuvendi i ka kthyer përgjgije Açkës me një foto nga e-maili ku duket se është lajmëruar. 

Açka i “ankohet” Nikollës: S’më keni njoftuar