“Krimi ndaj dijes, krim ndaj kombit”/ Balliu: Nga 42 mln euro, vetëm 79 mijë euro janë përdorur për kërkim shkencor

Duke marrë shkas nga analiza vjetore e Ministrisë së Arsimit, dhe deklaratat e ministres Ogerta Manastirliu ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar ashpër teksa akuzon se miliona euro të arsimit shkojnë për kolltuqe zyrash të administratës.

“Miliona euro të arsimit shkojnë për kolltuqe. Krimi i Ramës ndaj arsimit manifeston hapur urrejtjen e tij për dijen.

Vjedhja masive përdoret si një vegël e strategjisë se shqiptarët duhet të mbeten në terr arsimor e edukativ, në mënyrë që ky njeri të përmbushi asgjësimin e kombit shqiptar.

Në vitin 2022-2023 plot 42 milionë euro janë shpenzimet e universiteteve, por nga këto 42 milionë euro vetëm 79 mijë euro janë përdorur për kërkim shkencor. 

Pjesa dërrmuese e fondeve janë përdorur për fasada kolltuqe dhe ballkone.

Ndërkohë, studentët sot nuk kanë as laboratore, as botime dhe as Internet. Më thjeshtë akoma, s’kanë ngrohje.

Zyrave të informacionit të universiteteve, administrata merr lekë për të shpërndare fletushka nga zyrat e punës jashtë Shqipërisë. Një trishtim i plotë. Ky krim ndaj dijes, është një krim ndaj kombit.

Është përgjegjësi kombëtare heshtja e institucioneve të drejtësisë që nuk po vepron ndaj zyrtare që po vrasin kulturën, dijen dhe formimin”, shprehet Klevis Balliu.