“Qeveri e hajduteve”, Petrit Vasili: Investitorët strategjikë paguajnë 6% taksa, ndërsa për ushqimet paguhet 20% TVSH
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj qeverisë, teksa shprehet se kjo e fundit favorizon investitorët strategjikë, duke i taksuar ata 6%. Vasili shprehet se nga ana tjetër, ushqimet bazë kanë TVSH 20%
Vasili: Çfare vjedhje, Investitoret strategjike 6% tatim, ndersa ushqimet bazë TVSH 20%! Rama dhe qeveria bejne 24 ore ne dite propagande se bashku me analiste e gazetare patronazhiste mediatike per sukseset e qeverise. Por faktet jane fakte dhe kush vazhdon mbron kete vjedhje flagrante qe ju behet qindra mijrashqiptareve te thjeshte, vecse behet i neveritshem
Investitoret strategjike apo kanakarët e Rames paguajne vetem tatim 6%. Ndersa TVSH e ushqimeve eshte 20% dhe behet fjale per ushqimet e mbijeteses te shqiptareve, pra ushqimeve te shportes si vaj, sheqer, oriz fasule, miell etj. Dihet qe mesatarisht gjysma e pages se shqiptareve prarreth 50% por edhe me shume ju shkon atyre per ushqimin.
Pra qindra e qindra mijra shqiptare paguajne 20% TVSH per ushqimet me te cilat mbijetojnd dhe mbajne shpirtin gjalle. Propozimet e vazhdueshme te Partise se Lirise ne Parlament te Amendamenteve per berjen e TVSH per ushqimet e shportes vetem 5%, jane rrezuar egersisht nga Rama dhe rilindja, per disa vite me radhe. Pra investoret miliardere, qe ndertojne pallate,apartamente e risorte, ju falet edhe toka me 1 euro edhe tatimi ju behet vetem 6%. Bile Qeveria e hajduteve planifikon ta shtyje per here te trete Ligjin per Investimet Strategjike qe e kishte afatin e perfundimit deri ne vitin 2018.
Kjo behet ne menyre qe qeveria te grabise çdo meter katror te mbetur te Shqiperise dhe ta ndaje ate me bashkehajdutet e saj mender gjoja Investitorë Strategjike, qe fillojne nga kriminele, ministra dhe me ne fund edhe karagjoze. Kjo eshte fytyra e kesaj Qeverie qe plaçkit shqiptaret, qe luftojne per buken e gojes dhe ju ben nje qind favore milionereve.
